Emri/ Qëlloi me armë drejt të miturve në Shkodër, vetëdorëzohet 49-vjeçari

Është vetëdorëzuar shtetasi Agron Mahmuti, 49-vjeç i cili ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”.

Burime për median bëjnë me dije se  49-vjeçari ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13-vjeçare, të cilët një ditë më parë janë konfliktuar me të birin, bashkëmoshatarë të tij. Kujtojmë se Mahmuti i është drejtuar të miturve me një armë në dorë, ku dhe ka goditur një prej tyre me qytën e pistoletës.

Fatmirësisht ngjarja nuk ka shkaktuar asnjë viktimë pasi plumbi i cili u nis në drejtim të tyre, goditi  vetraten e një lokali aty pranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *