EMRI/ Ja kush dyshohet se është “Rezidenti”, agjenti rus që u zbulua nga SHISH dhe u shpall “Non Grata”

Teksa janë zbardhur përgjimet e SHISH mbi një agjent të huaj të shërbimeve inteligjenteve të një vendi jo-mik të Shqipërisë, me pseudonimin “Rezidenti”, i cili kishte krijuar kontakte me punonjës të administratës qendrore e lokale. Synimi i tij ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, por ai është zbuluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe më pas është shpallur “Non Grata” nga Ministria e Jashtme në vitin 2021.

I vetmi person i shpallur “Non Grata”, nga vendi ynë është shtetasi rus Alexey Krivosheev, i cili u shpall si person i padëshiruar në nëntor të vitit të kaluar, me pretekstin se kishte shkelur protokollet e Covid-19, dhe ky shtetas rus dyshohet se është “Rezidenti”.

Por diçka të tillë e konfirmon edhe nga raporti i SHISH në paragrafin se ai përdorte të njëjtat orare të çdo muaji, duke rënë në syrin e agjentëve të SHISH në terren.
“Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara”, thuhet në raportin e SHISH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *