Emri/ I dënuar me 4 vite burg për transport tritoli, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar 38-vjeçarin Febjus (Dritan) Dautit, pasi Gjykata e Durrësit, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Dauti në vitin 2015, bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Lokalizohet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Durrës, një tjetër i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse.

Pak ditë më parë, në kuadër të operacionit “Wanted”, Policia e Durrësit vuri në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e këtij shtetasi, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, në kuadër të operacionit “Ëanted”, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *