Emrat/ Tjetërsuan pronat nëpërmjet korrupsionit, nis hetimi për dy biznesmenët në Sarandë

Kastriot Metaj 54 vjeç dhe Hektor Myftari 60 vjeç, janë proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “Tokat e Bufit”, të cilat i pretendojnë 45 familje të zonës, si kompensim për tokat e përmbytura. Këto familje kanë marrë premtimin nga pushtetarët lokalë e qëndrorë, për t’u kompensuar në 140 hektarë tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra.

Sipas policisë, rezulton se në këto toka janë bërë pronarë përmes korrupsionit dhe falsifikimit të dokumentave, duke e regjistruar edhe pranë ASHK-së në Sarandë, dy përsonat e sipërpërmendur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë”, deklaroi policia.

Metaj dhe Myftari janë dy biznesmenë nga Delvina, të cilët pretendojnë se e kanë siguruar këtë pronë në mënyrë të ligjshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *