EMRAT/ Aksidenti në Qafë Muzinë, kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën

Fiqiri dhe Dritë Korçari janë dy nga pesë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë. Mësohet se burrë e grua ndodheshin në furgonin që ishte nisur nga Saranda dhe po vinte drejt kryeqytetit.

Mjetit me pasagjerë iu pre rruga në Qafë Muzinë nga një fuoristradë “Lad Rover” dhe përfundoi në greminë. Për pasojë humbën jetën pesë persona, mes tyre çifti në fjalë dhe shoferi Bardhi Proda.

Mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *