EMOCIONUESE/ Qeni pret prej ditësh në makinë pronarin e vrarë nga rusët në Bucha, pamjet bëhen virale

Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, sulmet dhe bombardimet kanë qenë të panumërta, por një nga masakrat më të mëdha të zbuluara deri më tani është ajo e Buchas.

Pas largimit të ushtrisë ruse nga ky territor, u zbuluan mizoritë që ato kishin bërë. Vrasje, lidhje dhe përdhunime të civilëve të pafajshëm ishin disa nga veprat e tyre.

Një moment prekës që është bërë viral është ai i një qeni që pret të zotin në makinë, por ai është vrarë nga rusët dhe tanimë është varrosur.

I rraskapitur dhe i mërzitur, priti ardhjen e tyre për disa ditë brenda në makinë, ndërsa më pas e gjeti policia dhe e dërgoi në një strehimore.

Ndërsa emri i tij dihej, nga momenti që policiët e gjetën ai e ka emrin Bucha./ Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *