Mbreteresha në festime, por vetëm me video, emocionon Charles: Mami qesh dhe qan me ne

Atëherë kur askush nuk e priste Mbretëresha Elizabeth është shfaqur të shtunën në mbrëmje në hapje të koncertit jubilar për nder të 70 viteve në fronin mbretëror.

Por mretëresha nuk ishte live. Në fshehtësi të plotë BBC disa muaj  më parë kishte regjistriuar një video të Elizabeth me Paddington bear ose ariun Paddington një personazh shumë i dashur i letërsisë angleze për fëmijë, krijuar nga Michael Bond.

Në sekuencë, Paddington i ofron sanduiçin e saj me reçel, por mbretëresha refuzon, duke thënë se e ka gati një në çantën e saj të zezë, për çdo rast. Menjëherë pas kësaj, një shërbyes  paralajmëron mbretëreshën se çdo gjë është gati jashtë për festimet e Jubileut të Platinumit, ndërsa turmat jashtë shpërthejnë në festim. “Gëzuar jubileun, zonjë. Dhe faleminderit. Për gjithçka”, thotë Ariu Paddington. Madhëria e saj i përgjigjet duke buzëqeshur: “Je shumë i sjellshëm”. Më pas të dy përdorin një lugë argjendi në pjatat e tyre të çajit për të mposhtur ritmin e këngës së Queen ‘Ëe Ëill Rock You’ e cila hapi koncertin jubilar para Pallatit Buckingham.

Në eventin ku morrën pjesë 22 mijë njerëz dhe miliona të tjerë e ndoqën nga ekrani interpretuan të mëdhenjtë  Andrea Bocelli, Alicia Keys, Rod Steëart dhe George Ezra.

Ajo që emocionoi ishte fjalimi I Princit të Uellsit,  Charles i bëri një nderim të përzemërt “nënës së tij”, Mbretëreshës, me rastin e koncertit. Ai iu drejtu asaj me shumë dashuri kur tha ‘Mami’ . Ajo qesh dhe qan me ne dhe mbi të gjitha ka qenë pranë nesh në këto 70 vite”, ka thënë Charle.

Trashëgimtari i fronit shtoi se shërbimi ndaj qytetarëve është ajo që “e zgjon nënën time në mëngjes” dhe e falënderoi në emër të botës.

Princi William foli gjithashtu në këtë ngjarje, duke u fokusuar në të dhënat e familjes së tij për ngritjen e shqetësimeve për planetin dhe optimizmin e tij që njerëzit do të bashkoheshin për ta mbrojtur atë.

Dita e fundit e festimeve të Jubileut do të përfundojë sot  me një spektakël të madh pranë Pallatit Buckingham.

Në koncert nuk mungoi as Elton John por edhe ai kishte regjistruar këngën e tij për shkak se të shtunën në mbrëmje ka qënë në koncertin e lamtumirës në stadiumin San Siro në Milano.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *