Emigrantët në Britani/ Pas Braverman, edhe Ministri i emigracionit kundër: T’u ndalohet azili shqiptarëve

Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jerenock ka deklaruar se shqiptarëve u duhen ndaluar të drejtat për të kërkuar azil në Britani.

SundayTimes e Londrës njofton se qeveria po përgatit ligje që do të ndalojnë azilkërkuesit që hyjnë në Britani përmes rrugëve ilegale që të vendoseshin përgjithmonë në ishull.

Duket se është një përzgjedhje toksike presionesh detyruese, si humbja spektakolare në një zonë ku u ribënë zgjedhjet këto ditë, ku fitoi shumë thellë opozita, apo dalja e partisë së re të babait të Brexit Nigel Farage dhe sondazhet e opinionit publik për çështjet e emigracionit, që po detyrojnë qeverinë britanike të Rishi Sunak të hartojnë legjislacione drakoniane për zgjedhje e çështjes së kalimeve ilegale dhe të emigracionit në përgjithësi.

Këtë të diele ka qenë ministri britanik i emigracionit Robert Jerenock, i cili ka deklaruar se “shqiptarëve u duhet ndaluar e drejta të kërkojnë azil në Britani”.

Bëhet me dije se Ministrja e Brendshme Suella Braverman po i kërkon Rishi Sunak të mbështesë planet e saj për vendosjen në qendrat e parandalimit çdo emigrant ilegal në momentin e mbërritjes në Britani.

Sipas ministrit Robert Jerenick, Shqipëria është një vend demostrativisht i sigurt. Dhe është e vështirë të kuptohet se si një shqiptar të ketë sukses në kërkim të azilit në Britani”, thotë ai.

Me sa duket ministri ose nuk di ose nuk dëshiron t’i referohet fakteve që vijnë nga kompanitë më të mëdha të avokatëve të emigracionit në Britani, sipas të cilëve këtë vit vetë Home Officë, që është Ministria e Brendshme edhe e emigracionit, ka ka konsideruar dhe u ka dhënë të drejtë e azilit 53 përqind të kërkesave për azil të bëra nga shqiptarët duke i konsideruar ato të merituara, madje edhe nga 44 përqind e rasteve që kanë shkuar në Gjykatat e Apelit, 50% e këtyre apelimeve sërish kanë qenë të suksesshme.

Këto shifra tregojnë të kundërten e pretendimeve të Ministrit të Emigracionit dhe kritikët e qeverisë e cilësojnë gjithë këtë fushatë një retorikë për të sfumuar dështimet spektakolare të 12 vjetëve të qeverisë së Britanisë nga konservatorët e qendrës së djathtë, të cilët mendohet se do të humbasin thellë në zgjedhjet e ardhshme të 2024.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *