Elon Musk lançon parfumin me aromën më të çuditshme që mund të keni ndjerë ndonjëherë

Njeriu më i pasur në botë Elon Musk, po ndjek gjurmët e të famshmëve të tjerë duke lançuar edhe ai një parfum. Por në fakt parfumi i Musk është ndryshe nga çfarëdolloj parfumi tjetër që mund të keni parë, apo që është lançuar nga të famshëm të tjerë. Kjo pasi aroma përputhet me emrin e saj mjaft të çuditshëm: “Flokët e djegura”.

“Me një emër si i imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme. Pse e luftova për kaq shumë kohë?” shkroi Musk në Twitter. Krijuar nga kompania e Boring Musk, “Burnt Hair”, të cilën themeluesi i Tesla-s e shpalli “aroma më e mirë në Tokë”, kushton 100 dollarë për shishe. Parfumi dërgohet në fillim të vitit 2023 dhe faturohet si “esenca e dëshirës së neveritshme”.

“Ashtu si të përkulesh mbi një qiri në tryezën e darkës, por pa gjithë mundin”, premton webfaqja e kompanisë ‘Boring’. Megjithatë, ky përshkrim nuk i mbajti larg blerësit. Musk, bëri një status në ‘Twitter’ për të lajmëruar se kishte shitur 10,000 shishe deri më tani.

Vlen të përmendet edhe se përshkrimi i bio-s së Musk në ‘Twitter’ tani lexon: “Shitës Parfumesh”. Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur me parfumin e ri të miliarderit. “Nëse do të doja flokë të djegur, thjesht do të shkoja për një xhiro me një Tesla”,- tha një kritik me ironi. Kjo nuk është përpjekja e parë e Musk në një fushë tjetër të biznesit përtej makinave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *