AC Milan u bë klubi i fundit që mundi Napolin në Serie A këtë sezon pasi korri një fitore të shkëlqyer 4-0 kundër Napolit në stadiumin Maradona.
Lapo Elkann, kushëriri i John Elkann, e ka parë ndeshjen dhe ka uruar që Juve të luajë kështu.
Bardhezinjtë kanë bërë një sezon të mirë por nuk luajnë futbollin më të mirë mes skuadrave italiane. Max Allegri është kokëfortë për qasjen e tij ndaj lojërave dhe nuk ka bërë shumë për të ndryshuar mënyrën se si luan ekipi i tij.
Ekipet si Napoli, Sassuolo, Fiorentina dhe Milani kanë zhvilluar një sezon shumë më të mirë se Juventus.
Pas ndeshjes, Elkann shkroi në Twitter: “Pashë Milanin të dominonte në Napoli, mjeshtëra të lojës, kështu do të doja të shihja Juventusin tim të luante.”