Elisa Spiropali prezantohet si drejtuese politike e PS në Shkodër

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër.  E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ajo ka mbajtur një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat në selinë e partisë socialiste.

Gjatë fjalës së tij, pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund t’i imponohen shkodranëve por, që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.

Ndërkohë, Spiropali e konsideroi kënaqësi dhe përgjegjësi pozicionin politik në Shkodër. Më tej ajo ka   deklaruar se Qeveria nuk ka diskriminuar Shkodrën për votën ndryshe por, nuk ka gjetur bashkëpunim nga kryetaret e bashkive, duke sjell një paralelizëm me bashkinë Tropojë.

“Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku”, tha Spiropali

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *