Elbasan/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, 30-vjeçari ia mbath nga vendngjarja

Një 30-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale P. Ç., u kap me 7 emigrantë të paligjshëm ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

I riu është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në SHBA, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Prrenjas-Pogradec”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. F. (me dëme vetëm materiale) dhe është larguar nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi në qytetin e Gramshit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt fitimit, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 30-vjeçari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *