Elbasan/ Përfshihet nga flakët makina gjatë lëvizjes

Një automjet është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të Mërkure në Elbasan. Mësohet se makina ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje në qendër të qytetit.

“Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e bluve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *