Elbasan/ Përfshihet nga flakët gjatë natës automjeti, dëmtohen edhe…

Një automjeti tip “Benz” i parkuar poshtë një pallati është djegur gjatë natës. Makina rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet D.T. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera të parkura pranë “Benz-it”.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *