Elbasan/ Në pranga një 29-vjeçar, u kap në flagrancë duke dhunuar familjarët

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka parandaluar një përshkallëzim të konfliktit në familje pasi ka arrestuar një 29-vjeçar i cili dhunonte familjarët e tij.

Ndërhyrja në banesën e tij ka ardhur pas njoftimit se i riu ushtronte dhunë ndaj familjarëve, ndërsa brenda shtëpisë iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Shtetasi Leonard Zhupani u arrestua nën akuzën e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *