Ekzekutoi vëllain e kunatën, lihet në burg Arsen Muskurti

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg për Arsen Muskurtin, u cili vra me armë vëllain dhe kunatën,  Nora dhe Alban Muskurti.

Kujtojmë se të dy vëllezërit kanë pasur konflikte të vazhdueshme në lidhje me një pronë, ekzaktësisht një agjenci turistike. Albani dhe Nora kishin një agjenci udhëtimi “Noor Travel” që dërgonte në shumë raste besimtare pelegrine në vendet arabike. Kjo agjenci u bë mollë sherri mes vëllezerve deri në aktin e rëndë.

Arsen Muskurti u fut me një pistolete në biznesin e vëllait të tij në rrugën “Myslym Shyri” duke qëlluar për vdekje Albanin por edhe kunatën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *