Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen, Paplekaj do të akuzohet për vrasje ndërsa zv.drejtorët e policisë për shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen e Arbër Paplekaj, i cili me datë 21 prill të 2021, ekzekutoi me pistoletë Pjerin Xhuvanin në Elbasan. Paplekaj ishte pjesë e grupit të PD, që kishin detyrë që të mbronin votën. Ai do të akuzohet për vrasje.

Gjithçka lidhet me hetimet e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuavnit, 4 ditë para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit.

Përveç Paplekajt, Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe disa emra të tjerë që përfshihen në këtë dosje penale.

Për gjykim janë dërguar edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes ,ndërsa për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

U bë me dije se Prokurorët e çështjes së “21Prillit 2021” , Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj si dhe kanë pushuar  akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *