Ekzekutimi i Pashko Ujkës, shoqërohen dhjetëra persona në polici

Atentati me selenciator që iu bë dy ditë më parë ish-kreut të komunës Velipojë, Pashko Ujka, dyshohet të ketë qenë i organizuar dhe autori të jetë vrasës me pagesë. Ky fakt bëhet me dije nga burime brenda grupit hetimor, të cilët pohuan se ka dyshime se autori për disa ditë ka mbajtur në vëzhgim viktimën duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij.

Ndërkohë përveçse vëzhgimit të kamerave ditën e ngjarjes, vëzhgimi i tyre po bëhet edhe për të paktën 2 javë përpara se të ekzekutohej, me qëllim për të parë nëse është ndjekur app jo viktima gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa përsa i përket ngjarjes, deri tani hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë nëse autori ka pasur apo jo bashkepunëtor. Për atentatin në komisariat deri më tani janë shoqëruar dhjetra persona që janë marrë në pyetje, që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo konfliktet që mund të ketë pasur Ujka apo familjarët e tij.

Sipas po të njëjtave burimeve, mësohet se personat e shoqëruar nuk kanë dhënë asnjë dëshmi të vlefshme për hetuesit, që mund t’i çojë ata drejt identifikimit të autorëve. Ndërkohë që sipas informacioneve mësohet se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është detyra që ai ka mbajtur në vitet 2011-2015 si kryekomunar i Velipojës, për shkak të disa konflikteve pronësie që ai ka pasur në atë kohë, për lejet e ndërtimit.

/Burimi:FaxNews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *