Rreth 85% e vajzave vuajnë fryrje, ngërçe dhe dhimbje barku gjatë periodave. Për disa problemet mund të zgjasin me vite.
“Meqenëse dhimbja menstruale është një shkak kryesor i mungesës së shkollës për vajzat adoleshente, është e rëndësishme të eksplorohen opsionet që mund të minimizojnë dhimbjen,” tha Dr. Stephanie Faubion, drejtore e Qendrës për Shëndetin e Grave në Mayo Clinic në Jacksonville, Florida, në një deklaratë.
Por ka disa rregulla të sjelljes që vajzat dhe gratë e reja mund të bëjnë për të reduktuar dhimbjen, sipas një analize të re studimesh.
“Modifikimi i dietës mund të jetë një zgjidhje relativisht e thjeshtë që mund të sigurojë lehtësim të konsiderueshëm për ta,” është një ndër këshilat.
Ky në fakt është një rezultat i në studimi i bërë së fundmi. Autorja kryesore, Serah Sannoh, tha për CNN se ajo u interesua për këtë temë për shkak të dhimbjes së saj menstruale, e cila e ka pllakosur që nga adoleshenca.
“Kam zbuluar se dietat e pasura me ushqime inflamatore si mishi i kafshëve, vaji, sheqernat, kripërat dhe kafeja kontribuojnë në një rrezik të shtuar të dhimbjes gjatë menstruacioneve të një gruaje,” tha Sannoh.
“Shumë nga gjërat që të rinjtë pëlqejnë të hanë janë shumë inflamatore, mish, ushqime plot me sheqerna dhe yndyrna. Por nëse shkoni në një dietë anti-inflamatore – fruta, perime, vaj ulliri, si dieta mesdhetare, do të keni më pak probleme”, tha anëtarja e bordit të NAMS Dr. Monica Christmas, një profesoreshë e asociuar e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
Provat shkencore kanë treguar se të ngrënit e një diete të shëndetshme, të bësh gjumë të mirë dhe të ushtrohesh janë masa efektive në reduktimin e kohëzgjatjes së dhimbjeve, tha Christmas.
Një studim tjetër i vitit 2018 i studentëve të kolegjit spanjoll zbuloi se gratë që pinin koka-kola dhe hanin mish kishin më shumë gjasa të vuanin dhimbje gjatë ciklit të tyre sesa gratë që hanin më shumë perime dhe fruta. Në fakt, një studim i vitit 2020 zbuloi se gratë që hanin më pak se dy porcione fruta në ditë kishin më shumë gjasa të vuanin më shumë dhimbje gjatë ciklit të tyre menstrual.