Ekspertët: Kjo është sfida më e madhe e çifteve sot

Terapistët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën përballen çdo ditë çiftet.

Problemi numër një në lidhje është komunikimi.

“Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, që të mos e kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi ato forma të sjelljeve, të cilat tashmë ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme. Ju mbase më herët i keni konsideruar këto edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, thotë psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit si shikimi i përbashkët i programeve televizive, mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria ose ndjeshmëria e tepruar, varësia e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *