E trishtë/ Rrëfehet 80 vjeçarja: Më mbyllën në azil pa dëshirën time

I trishtë është rasti i një të moshuare 80 vjeçare, e cila është mbyllur në një azil pleqsh , jo me dëshirën e saj.

Nëpërmjet një letëre, e moshuara ka rrëfyer se është 80 vjeçe, ka 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipa, por që tashmë jeton në një dhomë 12 metra katror.

Sakaq, rrëfen se tashmë që nuk ka një shtëpi, i mungon buzëqeshja e nipërve të saj, pasi ata e vizitojnë çdo 15 ditë, ose disa të tjerë asnjëherë.

“Kjo letër paraqet bilancin e jetës sime. Jam 80 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipa dhe…një dhomë 12 metra katror. Nuk kam më një shtëpi, por kam dikë që më rregullon dhomën, shtratin, më jep për të ngrënë, më mat tensionin. Më mungon buzëqeshja e nipërve, nuk mund ti shoh duke u rritur, ti përqafoj. Disa vijnë të më shohin çdo 15 ditë, disa çdo tre katër muaj, disa…asnjëherë”, shkruan ajo.

Letëra e plotë:

“Kjo letër paraqet bilancin e jetës sime. Jam 80 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipa dhe…një dhomë 12 metra katror.

Nuk kam më një shtëpi, por kam dikë që më rregullon dhomën, shtratin, më jep për të ngrënë, më mat tensionin. Më mungon buzëqeshja e nipërve, nuk mund ti shoh duke u rritur, t’i përqafoj.

Disa vijnë të më shohin çdo 15 ditë, disa çdo tre katër muaj, disa…asnjëherë.

Nuk e di dhe sa kohë mund të më ketë mbetur, por duhet të mësohem me këtë vetmi, ndihmoj sa të mundem ato gra që janë më të moshuar se unë, por nuk dua të afeksionohem shumë pas tyre pasi…ato ikin…koha u mbaron.

Thonë se jetëgjatësia e njeriut është rritur.

E përse?

Për çfarë po më shërben mua?

Kur jam vetëm shoh me nostalgji foto të familjes dhe disa kujtime që i kam marrë me vete nga shtëpia.

Dhe kjo është gjithçka kam.

Uroj, shpresoj, i lutem Zotit që brezat e ardhshëm të kuptojnë që familja ndërtohet për të patur një të nesërme (më fëmijë e gjithçka) dhe tua shpërblejnë prindërve me kohën që ata dhuruan për ti rritur.

Duaji dhe respektoji prindërit e Tu sa të jenë gjallë, sepse kur të mos jenë më do jetë shumë vonë; duaji ata, që nesër edhe ty të të respektojnë fëmijët e Tu; duaji dhe respektoji prindërit pasi me kujdesin treguar ndaj Tyre do të marrësh bekimet e Zotit të Madhërishëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *