E rëndë/ Ndërron jetë nga mbidoza 27-vjeçari shqiptar

Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Koretishtë të Novobërdës në Kosovë.

I riu dyshohet të ketë ndërruar jetë nga overdoza.

Sipas mediave 27-vjeçari Gëzim Orana rezulton se kishte kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë. Autoritetet kosovare po hetojnë rrethanat e rastit në fjalë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *