E rëndë, burri hedh gruan tek shinat e trenit (Video)

Një video e rëndë është regjistruar në një stacion metroje në Bronx të SHBA-ve, ku nga pamjet shihet një burrë që hedh dhunshëm një grua 52-vjeçare tek shinat.

Burri, i veshur me një kapelë bejsbolli, iu afrua gruas nga pas, e kapi atë me të dy duart dhe e hodhi drejt shinave, tregon video.

Gruaja u përplas me betonin e platformës përpara se të binte në shtratin e shinave të trenit.

Kalimtarët ndihmuan gruan të ngjitej sërish në platformë. Asnjë tren nuk po afrohej kur atë e hodhën në shina. Policia tha se nuk e ka kapur autorin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *