E PAZAKONTË/ I moshuari godet me grushta 23-vjeçaren në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ditën e sotme, ku një i moshuar 66-vjeçar me iniciale B.Q ka dhunuar fizikisht të renë 23-vjeç  E.B.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimnet e nevojshme për ndjekjen penale të të moshuarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *