E fundit/Përleshja masive në Kombinat, vihen në pranga disa persona

Janë vënë në pranga disa shtetas mbas sherrit të rëndë që ka ndodhur në Kombinat mes disa të rinjve.

Si pasojë e këtij sulmi kanë ngelur të plagosur shtetasit M.D dhe S.S, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të arrestuarit janë shtetasit M.D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Si dhe shtetasit  S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Njoftim i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;

– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *