E fundit/ Mali i Zi dëbon katër diplomatë rus

Katër diplomatë rus janë shpallur non ngrada nga ministria e Punëve të Jashtme në Malin e Zi.

Burimet për median bëjnë me dije se në mars, ministri i Jashtëm malaz ka dëbuar një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse.

“Ministria e Jashtme mori vendimin bazuar në vlerësimin e organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatëve rusë dhe nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkruhet në deklaratë.

Sakaq, bëhet me dije se vendimi për shpalljen non grada i është dorëzuar sot ambasadorit rus në Malin e Zi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *