“E ekzekutuan dhe i fshehën trupin e pajetë”/ Dalin sot para Gjykatës dy vrasësit e biznesmenit shqiptar në Greqi

Dy autorët që vranë sipërmarrësin shqiptar Xhani Topalli në ishullin grek Rodos, pritet të dalin ditën e sotme para Gjykatës.

53-vjeçari, pronar i një hoteli në Rodos dhe i biri i tij 20-vjeçar akuzohen nga drejtësia greke për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore dhe në bashkëpunim.

Ndërsa, vrasësit e Xhani Topallit, i cili la pas tre fëmijë, pretendojnë se vdekja e 46-vjeçarit shqiptar nuk ishte vrasje me paramendim, por një incident për tu mbrojtur. Sipas tyre shqiptari shkoi i dehur në hotel për të kërkuar paratë që 53-vjeçai i kishte borxh.

Kujtojmë se autori ka thënë se i kishte rreth 70 mijë euro borxh shqiptarit, pasi ky i fundit sipërmarrës ndërtimi kishte bërë punime në hotelin e vrasësit të tij, për të cilat nuk ishte paguar. Sakaq ekspertiza mjekoligjore tregon se vdekja e viktimës nuk ishte incident, por ka ardhur si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar 53-vjeçarin, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin. Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *