E dhimbshme, studenti digjet i gjallë brenda makinës së tij

Aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën Lassi Argostli në Kefaloni.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një 17 vjeçar është djegur në makinë, pasi makina është djegur gjatë aksidentit rrugor.

Studenti shqiptar nuk ka mundur dot të dalë nga automjeti me të cilin udhëtonin edhe bashkëmoshatarët e tjerë.

Sakaq, Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar, përplasje e cila më pas ka shkaktuar shpërthimin në rezervuarin e gazit të makinës.

Zjarri është përhapur shumë shpjet në kabinën e pasagjerëve.

Ndërkohë, pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *