E cilësoi e keqja e tretë e Shqipërisë, Metës nuk i del ‘inati’ me Bashën: Deputetin e PD-së jam përpjekur ta ndihmoj…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave dhe reagimeve të kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili e ka cilësuar si e keqja e tretë e këtij vendi.

Në studion e Quo Vadis në Vizion plus, Meta e ka quajtur Bashën deputet dhe jo kryetar të PD.

“Per z.Basha une jam perpjekur t’i qendroj afer dhe ta ndihmoj duke i treguar te gjitha rruget per ta shpetuar nga rruga qe ai ndoqi. Tani e kam te pamundur ta ndihmoj me sepse e paralajmerova qe me “oren”, me bojkotin e reformes ne drejtesi, me cadren, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marreveshjes se 5 qershorit e shume te tjera dhe ai nuk me degjoi. Tani le te vazhdoje rrugen qe ka zgjedhur. Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën.

Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje”, tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *