E arrestuar për spiunazh, Gjykata e Elbasanit vendos sot për fatin e ‘blogeres’ ruse

Gjykata e Elbasanit do të vendosë sot për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeeva. Teksa sot togat e zeza do japin verdiktin, nga ana tjetër, ‘spiunia-blogere’ nuk ka pranuar që të ekstradohet.

Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Teksa përfundoi afati i arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *