E ardhmja në udhëkryq, Milan “fërkon duart” për lojtarin e Real Madrid

E ardhmja e Marco Asensios nuk është e sigurtë te Real Madrid. Edhe pse ai ka 1 vit tjetër kontratë me madrilenët, kjo merkato vere mund ta largojë nga “Santiago Bernabeu”. Kalimi i ditëve dhe mungesa e lajmeve rreth tij mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

“Mundo Deportivo” shkruan se Real dëshiron ta shesë për të mos e humbur në fund të vitit të ardhshëm me parametra 0. Pritet një takim mes lojtarit dhe drejtuesve për të vënë pikat mbi “i” rreth të ardhmes së tij.

Milan është skuadra e interes për shërbimet e tij dhe marrëdhënia e mirë e italianëve me madrilenët, mund të bënte të mundur transferimin. Megjithatë për momentin, Asensio mbetet në pritje, në gatishmëri, derisa të vazhdojnë të ndërmerren hapa për të sqaruar një të ardhme që mund të sjellë me vete një ndryshim të madh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *