Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, humb jetën i moshuari

Një 78-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, ku dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga biçikleta, pasi vuante nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Policia bën me dije se viktima me iniciale V.L., banues në Dimal është gjetur nga bashkëshortja e tij pa shenja jete.

Deklarata e policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.
Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *