Durrës/ Shpërndante kanabis dhe përdorte dhe dy të mitur për aktivitetin, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e poliisë së Durrësit pasi u kap duke shpërndarë kanabis në doza.

Burime nga policia raportojnë se i riu me inicialet M. B., kishte përfshirë edhe dy të mitur në aktivitetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

-M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *