Durrës/ Një 69-vjeçare gjendet e pajetë në breg të detit

Policia e Durrësit bën me dije se mbrëmjen e djeshme në breg të detit, zonën e Kavalishencës është gjetur  e pajetë 69-vjeçarja F.T. Dyshohet se 69-vjeçarja është mbytur në ujë. Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi  i policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes.

Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *