Durrës/ Makina përplas një të mitur dhe 50-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Xhavzotaj të qytetit të Durrësit. Një 30-vjeçar ka përplasur me makinën që drejtonte një 50-vjeçar dhe një të mitur të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *