Dueli i surprizave, Egnatia pa humbje prej 4 javësh

Egnatia do të sfidoj Erzenin në “Niko Dovana” në duelin e surprizave të kësaj faze të parë. Egnatia nuk njeh humbje prej 4 javësh në kampionat dhe kërkon të shfrytëzoj këtë moment dhe ndaj Erzenit. Shijakasit pas humbjes me Bylis javën e shkuar janë të përqendruar për të bërë surprizën e radhës.

Të besuarit e Edlir Tetovës do të ndeshen për herë të parë në Superligë me Erzenin që renditet në vendin e 4 me 11 pikë të grumbulluara, po aq sa dhe Bylis e Tirana. Tekniku Xhevahir Kapllani do të zbresë në fushë i plotë për të rivalizuar rrogozhinasit dhe për të rikthyer Erzenin tek fitoret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *