“Dubai Porta Potty”, trendi i fundit në rrjetet sociale! Çfarë kuptimi ka

Disa gjëra herë pas here bëhen trend nëpër rrjetet sociale, por trendi i fundit mund të jetë më i çuditshmi dhe më i neveritshmi.
Përdoruesit e TikTok po flasin për diçka të quajtur “Dubai Porta Potty”, që është aktualisht trend edhe në Twitter dhe rrjete të tjera sociale. (Porta potty – kabinë portative që përmban një tualet). Çfarë është “Dubai Porta Potty”?
Le të fillojmë duke sqaruar se nuk ka absolutisht asnjë provë se kjo dukuri po ndodh në Dubai dhe është thjesht një thashethem që ka pushtuar internetin.
“Dubai Porta Potty” thuhet se është diçka që influencers dhe vajzat e tjera të reja bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave. Sipas pretendimeve, këto gra i lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën) në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave.
Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër.

Nga sa pretendohet, ka edhe një video të këtyre praktikave, por ne nuk do t’ju sugjeronim që të mos e shihni! Jeta juaj nuk do të jetë njësoj pasi ta keni parë.


Megjithatë duhet të theksojmë se ky ngelet një thashethem,  që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *