“Drogën ma futën gabimisht në makinë” U kap me 41 kg heroinë, lihet në burg Armando Papa

31-vjeçari Armando Papa i cili u kap me 41.7 kg heroinë në bagazhin e makinës, është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës. Në seancën gjyqësore ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij. Papa pretendon se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij.

“Kisha marrë një porosi nga motra t’ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë “ik”. Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar” – ka deklaruar ai para togave të zeza.

Avokati ka kërkuar ekspertizën e lëndës narkotike dhe një masë sigurie më të lehtë me pretendimin se Papa vuan nga epilepsia.

Droga me vlerë mbi gjysmë milion euro, është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Kjo sasi transportohej me një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Armando Papa, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *