Drejtonte makinën i dehur, përplas 55-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Libonikut në qytetin e Korçës. Një mjet i drejtuar nga një shtetas i dehur përplasi një 55-vjeçar me biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës B.Z 55 vjeç u dërgua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit A.D u shoqërua në komisariat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *