Drejtonin ‘Jet skitë’ pa leje drejtimi, gjobiten tre drejtuesit në Shëngjin

Tre drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masa administrative në Shëngjin, pasi nuk dispononin dokumentin për daljen në det.

Mësohet se policia Kufitari ka bllokuar edhe 3 mjetet lundruese të drejtuesve, tip ‘Jet ski’, si dhe i vendosur gjobë prej 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

? Policia Kufitare Shëngjin / Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, ndëshkohen me masë administrative drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, si dhe duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme për të krijuar një ambient sa më të sigurtë , dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112?, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital? çdo rast paligjshmërie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *