Dorëzimi i pasqyrave financiare, ja afati i fundit

Data 2 gusht do të jetë afati i fundit të dorëzimit të bilanceve të vitit 2021.

Ministria e Financave njoftoi shtyrje të dorëzimit të bilanceve të 2021, pas sulmit kibernetik më datë 17 korrik. Kjo pasi dorëzimi i bilanceve ishte i pamundur për të paktën një javë, duke krijuar kështu shqetësime te subjektet që nuk po arrinin të kryenin këtë shërbim. Burime për median bëjnë me dije se gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur këtë vit në 60 mijë Lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë, por për sa kohë që arsyeja e mosdorëzimit lidhet me mosfunksionimin e sistemit, bizneset nuk do të ndëshkohen.

Sipas të dhënave janë rreth 20 mijë subjekte që kanë detyrimin ligjor për dorëzimin e bilanceve vjetore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *