“Donte të vriste opozitën shqiptare”, Berisha: Rama ka përdorur agjentin e FBI-së si vrasës me pagesë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas mbylljes së seancës ku u ndal në takimin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama e ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë, ndërsa e akuzon se i ka dhënë para për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

“Pralamenti refuzoi kërkesën legjitimi të një grupi deputetësh për të zhvilluar debat me urgjencë. Çështje që ka tronditur deri në palcë vendet e lira. Imagjinoni ju se çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Imagjinoni ju sesi ky kryeministër me veprimet e tij ka vënë në kërcënim, rrezik sigurinë e SHBA, NATO, e botës së lirë. Imagjinoni ju një vrasës me pagesë, që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Kam bindjen se drejtësia amerikane do thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, por para saj duhet të flasin shqiptarët, parlamenti, qytetarët. Rama me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat shefin e punëve të inteligjencës së FBI. Njeriu përgjegjës për të ndjekur të gjitha rrjedhjet e spiunazhit në SHBA. E patë Lindën si u soll apo jo. Sikur s’ka ndodh asgjë, kurse ai është zhdukur. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare. Në anën tjetër theksoj se Rama ka përdor Charles McGonigal si vrasës me pagesë për të falsifikuar, manipuluar kundër opozitës shqiptare. Kjo përbën krim ndërkombëtar për të cilin do kërkojmë nga autoritetet amerikane t’i japin dënimin më të rëndë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *