Fondi Besa Sha, një nga shoqëritë e para mikrofinancë në Shqipëri që mban Niptin K81911023C, është licensuar nga Banka e Shqipërisë në 26 Dhjetor 2008. Me gjenezë Fonadacionin “Soros”, Fondi Besa ka për pronarë aktualë “Fondacionin Albanian Besa Capital” 66.47%, Bajram Muçaj me 20% dhe disa punonjës të tij, rreth 46, të cilët kanë kusurin e aksioneve në përqindje të vogla, aq sa për të heshtur mbi të vërtetën që qëndron në themel të tij.
Fondi Besa ka një nga licencat kryesore të mikrokredisë në Shqipëri, licencë që e ka marrë në 26 Dhjetor 2008 prej Bankës së Shqipërisë.
Ka edhe një satelit të vetin, për të cilin nuk flet askush, “Agro & Social Fund” Sh.p.k me nipt K71616007M, që është një kompani mikrokredie me pronar 100% Fondin Besa.
Agro & Social Fund është licensuar nga Banka e Shqipërisë në 30 Dhjetor 2009. Me këtë kompani Fondi Besa bën punët e pista nëpërmjet lëvizjeve dhe transaksioneve të hapura e të fshehta.
Në vitin 1998 “Soros” krijoi Fondacionin Besa, si organizatë joqeveritare dhe jo fitimprurëse. Më 28 Prill 1999 me VKM Nr. 207, kryministri dhe zv/kryeministri 30 vjeçar Majko & Meta, me ndihmën e “ekspertëve” Anastas Angjeli dhe Ermelinda Meksi, nënshkruan një nga aktet më të çuditshme në historinë e shtetit shqiptar. Priza.al sjell dokumentin.

Sipas Majkos dhe Metës, nga Fondi (shtetëror) i Zhvillimit Shqiptar, duhet të shkëputej një departament i cili do do quhej “Fondi i Financimit Rural”.

Krujës. Nga 1987 deri në 1990, Bajram Muçaj caktohet të mbulojë edhe ish Kooperativën Bujqësore Borizanë, Thumanë dhe Bushnesh. Pas ardhjes së demokracisë largohet emigrant në Gjermani.
Altin Muça, “eminenca” gri e “Fondit Besa” pas misionit të përbushur të kontrabandës së armëve deri në 1994, largohet për një vit për në SHBA. Nuk dihen të sakta rrethanat se si i “puqën” Altin Muçën nga Dibra dhe Bajram Muçajn nga Skrapari, pas 1997 për t’i vendosur në drejtimin e “Mamuthit Besa” në 1998.
Lidhjet familjare të Altin Muçës me pushtetin e Berishës janë të njohura. Të gjithë kushërinjtë e parë “lundruan” nga pushteti i Berishës tek Meta duke përfunduar tek “Rama”. Arjan Muça (djali xhaxhait), nga ish drejtori famëkeq i Skuadrës së Operacioneve Specialeve në erën “Berisha”, sot i shërben Edi Ramës si drejtor i Antinarkotikëve në Policinë Kriminale.
Alma Muça, (vajza e xhaxhait), nga 2001 prokurore, sot në Prokurorinë e Përgjithshme. Ermal Muça, (djali i xhaxhait), nga ish kryekancelar i Ambasadës së Shqipërisë në Ankara, emëruar nga Berisha në 2005, konsull në Japoni emëruar prej Ramës këtë vit.
Ervin Muça, (djali i xhaxhait), i “akuzuar” nga Berisha si hajduti i sistemit “TIMS”, është një tjetër fije që ka depërtuar në degët e qeverisjes.
Lidhjet familjare të Bajram Muçajt, i kanë fijet më të forta me fisin Metaj, të Ilir Metës, se sa me Berishën. Me këtë të fundit e lidh vetëm klani “Hajdarmataj”. Pas 15 vjetësh Fondi Besa, nga një fondacion jofitimprurës është shndërruar në një superfuqi financiare që me modesti ruan profilin e një kompanie microfinance.
Bajram Muçaj, si imazhi botoks i Fondit Besa, është personifikimi i këtij shndërrimit të kooperativistit në bankier grosist.
Vjedhjet, falsifikimet, kurvëria bashkë me ryshfetet në të gjithë spektrin shtetëror e kanë kthyer Fondin Besa në një Mamuth financiar që po lëviz ngadalë në sistemin bankar të Shqipërisë duke shkelur mbi çdo gjë.
Kush janë Edlira Qole, Robert Lukaj, Alban Kokalari, Enida Lluka dhe çfarë roli kanë apo kanë patur këta emra në Fondin Besa? Po Çapajev Gjokutaj dhe avokat Hajdari, çfarë i lidh me historinë “Besa”?/ Vijon
