Dojna Mema e pyetur në lidhje me ambientimin drejt një televizioni që s’ka më logon e Top Channel, tregon se nuk e ka vuajtur peshën e logos aq më tepër që punon krah figurave si Krasta e Meço. Por a ka marrë mesazhe urimi për punën e re nga drejtuesit e TCH, me të cilët ka punuar prej vitesh?
“Nuk prisja të më çonin mesazh kur fillova ‘Piranjat’. A do më bëhej qejfi? Sigurisht që po. Nuk e pres, por e mirëpres. Unë do ta bëja për një koleg timin në Top Channel” – tha Dojna.
Jeta familjare e Dojnës, sidomos pasi u bë nënë, ka qenë në vëmendje të publikut. Lidhja e fortë me djalin, martesa me Vlashentin por edhe pishmani më i madh i jetës, ishin disa nga momentet emocionuese me Ermalin.
