‘Do ta merrni vesh të djelën’ Granit Xhaka duket se pranon thashethemet për një largim nga Arsenal

Granit Xhaka u ka premtuar tifozëve të Arsenalit se do ta dinë se çfarë po ndodh me të ardhmen e tij para ndeshjes së Wolves të dielën.

Topçinjtë shkojnë në ndeshjen e tyre të fundit në Premier League ,ndeshje që nuk premton asgjë përveç krenarisë, pasi përfundojnë në vend të dytë pas zyrtarizimit të Manchester City si kampion.

Por ndeshja mund të jetë paraqitja e fundit e Xhakës me fanellën e Arsenalit, me klubin e Londrës veriore në bisedime me Bayer Leverkusen për shitjen e zviceranit.

Një marrëveshje ende nuk është finalizuar, por duket se Xhaka do t’i japë fund karrierës së tij shtatëvjeçare në Arsenal dhe do të kthehet në Gjermani.

Dhe 30-vjeçari dëshiron që gjithçka të zgjidhet para fundit të javës, ndaj ka mundësinë të thotë lamtumirën e fundit në Emirates të dielën.

“Do ta dini më së fundi javën e ardhshme, me siguri,” tha ai për Evening Standard pas humbjes në Forest të shtunën.

“Jam mirënjohës për fansat e Arsenal për mëyrën se si më trajtojnë pas kësaj, nuk e prisja nëse do të jem i sinqertë. Unë jam mirënjohës për këtë dhe dua t’u kthej atyre diçka, ndoshta në ndeshjen time të fundit të dielën.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *