Ndihmës trajneri i Juventusit, Marco Landucci thuhet se ka fyer trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti pas takimit të tyre të fundit, duke i thënë: “Do të ta marr shpirtin”.
Drejtuesit aktualë të Serisë A, të cilët po i afrohen triumfit të parë të titullit që nga ditët e Diego Maradonës, arritën të marrin një fitore 1-0 ndaj Bianconerëve të dielën pas një goli në minutën e 93-të nga Giacomo Raspadori.
Gara për një pozicion sa më të mirë në tabelë ka bërë që të mos mungojnë ngacmimet mes teknikëve,sipas La Stampa, Landucci u dëgjua duke i bërtitur trajnerit të Napolit, Spalletti: “Tullac, do ta marr shpirtin”.