“Do punoja që të shlyeja borxhin”/ Jepet dënimi për shqiptarin e kapur në “shtëpi” bari në Britani (EMRI)

Një 39-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg në Britani, pasi u kap duke punuar si ‘fermer’ në një ‘shtëpi’ bari.

Aurel Kajo u kap nga policia, teksa u përpoq të dilte tinëz nga dera e pasme ndërsa oficerët po ekzekutonin një urdhër kontrolli në shtëpinë në Albert Street, Shildon, më 2 mars.

“Do të punoja deri më 12 mars, që të shlyeja borxhin. Gjithçka që duhej të bëja ishte të ujisja bimët dhe të kujdesesha për to”, ka deklaruar Kajo në seancën gjyqësore.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan 134 bimë kanabisi, të cilat vlerësohen nga 4500 paund deri në 7600 paund.

Mësohet se i pandehuri 39-vjeçar nuk ka asnjë çështje të mëparshme të regjistruar kundër tij. Kajo, pranoi prodhimin e kanabisit në daljen e tij të parë në gjykatë.

Avokati i 39-vjeçarit tha se i klienti i tij është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël që jetojnë në Shqipëri, me një fëmijë tjetër që pritet së shpejti. Sipas avokatit, i pandehuri ka shkuar në Britani ilegalisht në tetor të vitit të kaluar, duke paguar 4,000 paund për të mbuluar koston e kalimit të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *