Djokoviç triumfon në Australian Open

Novak Djokoviç rivendosi dominimin në Melburn, duke ngritur për herë të dhjetë trofeun e Australian Open. Pas mungesës vitin e kaluar për shkak se nuk ishte i vaksinuar për Covid-19 tenisti serb triumfoi të dielën për të barazuar Rafa Nadal në numrin e grand slam të fituar, 22 në total.

Një finale e luftuar për 3 orë përballë grekut Stefanos Tsitsipas që u mbyll me rezultatin 3 – 0 me sete në favor të Novak Djokoviç, por që dy të fundit shkuan me shtesë.

Tsitsipas u tregua një rival i denjë, duke u përpjekur deri në fund që të kthente rezultatin, i cili luante finalen e parë në Australian Open dhe të dytën në turnetë grand slam.

Djokoviç shpërtheu në lot në fund të ndeshjes, një shenjë që është ende i uritur për arritje në elitën e tenisit pas 20 vitesh karrierë si profesionist.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *