Dje u shpall e humbur, sot 15-vjeçarja poston foto! Kushërira: Iku me një djalë

Ditën e djeshme gazetari Enrik Mehmeti njoftoi zhdukjen e një vajze vetëm 15 vjeçe nga Vlora. Me vullnetin e tij të mirë për të ndihmuar familjen e saj e cila ishte shumë e shqetësuar për gjendjen e vajzës, ai e publikoi ngjarjen në rrjetin social `Facebook`.

Por ditën e sotme kanë dalë në pah detaje të reja. Ka qenë pikërisht një familjare e 15-vjeçares ajo e cila i është drejtuar me një mesazh JOQ, duke treguar se adoleshentja me incialet F.S ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe madje ka postuar një foto me një djalë me të cilin ata dyshojnë se ajo është larguar.

Por, pasi ata i kanë shkruar, ajo u ka bërë bllok, duke e shtuar akoma më shumë shqetësimin për të.

Mesazhi i kushërirës:

Përshëndetje joq ju lutem doja të bëja një postim në lidhje me humbjen e 15 vjeçares nga Vlora me iniciale F.S. Une jam kushërira e saj. Vajza ka postuar dje një foto me nje çun me të cilin dyshohet të jetë larguar. Ju lutem kush e njeh djalin apo për çdo lloj informacioni rreth djalit ose edhe vajzës kontaktoni nr e prindërve të saj 0692617191; 069 255 8958. Ky është djali në foto. Kishte postuar vajza një foto, por pasi i shkruajtëm na bëri bllok dhe fshiu foton, por ne e kapëm me screenshot. Ky ishte instagrami i saj, pasi ne familjarët i shkruajten fshiu foton dhe emrin.

 

/Burimi: JOQ/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *