Djali i sanitares pyetet për paratë, Havier Dobi: U morën te banesa e Klosit! Se di nëse ia dha…

Djali i sanitares së ndaluar për paratë e gabitura në banesën e Alda Klosit, Havier Dobi është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Gjatë pyetjes ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni nëse paratë ishin të vjedhura apo ishin dhënë nga vetë zyrtarja e lartë e shtetit për t’u fshehur, pasi këto informacione nuk i janë dhënë nga e ëma. Sipas gazetarit Elton Qyno për “OraNews”, 23-vjeçari u ka treguar oficerëve të Policisë së Shtetit, se ishte në dijeni të prezencës së shumave në euro dhe para që iu gjetën në banesë, e sipas tij nëna i kishte marrë tek shtëpia e Alda Klosit.

Por nuk ka pasur dijeni për mënyrën sesi janë gjetur paratë në banesën e tij, ndërkohë që ka dhënë shpjegime edhe për mënyrën se si i kishte blerë brenda një kohe të shkurtër tre automjete luksoze. Ndërkohë që Rozeta Dobi pretendon se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar se gjithçka ka qënë një inskenim mes dy grave dhe jo një vjedhje siç është raportuar fillimisht, por se paratë i janë lënë në mirëbesim për t’i fshehur. Por bashkëpunimi i Rozetës, synon të lehtësojë pozitat ligjore të djalit të saj Havier Dobi por dhe vetë pastrueses.

Kjo e fundit është marrë në pyetje 4 herë, ndërsa në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës të marrë në pyetje Alda Klosin.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *